Zhvillimi i Bebit

Si të ndihmoj në zhvillimin e bebit tim? Për bebet 0-3 muajsh

Cfarë po mëson bebi im?

Në katër javët e para bebi ka mësuar tashmë të njohë zërin tënd, fytyrën, si dhe prekjen tënde dhe të bëj lidhjen midis tyre dhe rehatit dhe komfortit që merr. Në muajt në vazhdim bebi do të fillojë që të përgjigjet edhe më shumë ndaj zërit apo prekjes tënde, dhe mund të të jap edhe një buzëqeshje! 

Në moshën 1 muajsh bebet fillojnë dhe shpenzojnë pak më shumë kohë zgjuar dhe bëhen edhe me kuriozë për gjërat që I rrethojnë. Fizikisht po bëhen me të fortë dhe janë më të aftë të koordinojnë lëvizjet e tyre. Inkurajojë procesin e të mësuarit duke I folur të voglit tënd, përgjigju duke imituar shprehjet e tij vokale, dhe siguro lodra shumëngjyrëshe të përshtatshme për moshën e tij/saj.

Tani do të fillosh gjithashtu të dallosh personalitetin e bebes tënd. Në muajin e parë e të dytë të jetës, bebet presin nga të tjerët që të nxisin një ndërveprim. Por nga fundi I muajit të tretë bebi yt do të fillojë të ndërveprojë me ty me shprehjet e fytyrës, thirrjet vokale, dhe gjestet.  

Bebi yt do të fillojë të shikojë me kujdes shprehjet e tua të fytyrës dhe të dëgjojë zërin tënd, duke tu përgjigjur me pasthirrmat e tij tipike (ouu kuuu). Rreth muajit të dytë bebi yt do ti fillojë ti përgjigjet buzqeshjes me buzëqeshje. Rreth 3 ose 4 muajsh, shumica e bebeve fillojnë të lëshojnë pasthirrma gëzimi e të qeshin me zë të lartë. 

Pas muajit të parë bebi fillon të hapë e të mbyllë grushtat, duke arritur kështu të mbajë një rrëke në dorë. E kështu shumë shpejt do të zbulojnë se mund të bëjnë zhurmë me lëvizjen e dorës! 

Në këtë kohë bebi fillon gjithashtu të eksplorojë ambjentin e tij me duar, duke i zgjatur, prekur, apo kërkuar që të marrë lodrën e preferuar. Ai fillon gjithashtu të vëri re duart e këmbët – dhe ato bëhen burim argëtimi për bebin. Kënaqen shumë duke lëvizur duart, luajtur me gishtat e tyre, dhe duke i vënë në gojë apo fytyrë.  

Si mund ta ndihmoj zhvillimin e bebit tim?  

Përgjigju pasthirrmave të bebit me zërin tënd. Inkurajoje që të përdorë zërin e tij/saj. Në këtë mënyrë i vogli jot mëson mbi përdorimin e gjuhës dhe bisedimin. 

Siguro lodra shumëngjyrëshe të materialeve, ngjyrave, madhësive dhe formave të ndryshme, që bebi mund ti mbajë dhe të eksplorojë. Kjo është një moshë e përshtatshme për ta vënë bebin mbi një tapet argëtues me lodra që varen. Ose mund ti mbash një lodër pak larg në mënyrë që bebi të mundohet ta arrijë e ta kap. Por mos var lodra te krevati apo vendet e tjera ku bebi rri pasi është rrezik mbytjeje. 

Kujdes nëse bebi fillon të acarohet, humbasë vëmendjen apo të qajë – do të thotë se i vogli juaj ka nevojë për pak pushim dhe nuk do më stimulim.  

Disa ide të tjera 

Ide të tjera për të inkurajuar bebin që të luajë e të mësojë:  

  • Me kujdes trokit duart e bebit apo zgjat krahet (kryq, mbi kokë, lart e poshtë).  
  • Me kujdes lëvizi këmbët e bebit sikur të ishte duke I dhënë bicikletës. 
  • Përdor një lodër të preferuar që bebi të fokusohet dhe ta ndjekë, ose tund një rrëke që bebi ta gjejë.  
  • Ndërkohë që është zgjuar, lërë bebin të shpenzojë pak kohë mbi bark, pasi e ndihmon në forcimin e muskujve të shpinës dhe të qafës. Por gjithmonë supervizoje bebin gjatë kohës mbi bark, dhe ji gati ta ndihmosh nëse ndihet I lodhur apo I acaruar në këtë pozicion. Asnjëherë mos e lini bebin të fleje mbi bark. Bebet duhet te flenë mbi kurriz gjithmonë, që të ulet risku I sindromës së papritur të vdekjes te foshnjat. 
  • Bëj shprehje të ndryshme të fytyrës që bebi ti imitojë.  
  • Foli bebit dhe jepi mundësinë që të përgjigjet.  
  • Lexoji bebit tënd.  

Gjithmonë ki parasysh që bebet zhvillohen në etapa të ndryshme, dhe zhvillimi normal është pjesë e një game shumë të gjerë. Nëse ke shqetësim mbi zhvillimin e bebit tënd, apo si ai shikon apo degjon, fol me pediatrin/en dhe ndaj shqetësimet e tua me të.  
Gavin, M. (2021). Learning, Play, and Your 1- to 3-Month-Old (for Parents) – Nemours Kidshealth. Retrieved 9 August 2021, from https://kidshealth.org/en/parents/learn13m.html

Scroll to Top