Kur një bebe shkund botën tuaj!

Një bebe e porsalindur ka një aftësi të vecantë për t’u lidhur me ju në minutën që lind. Më lejoni t’ua shpjegoj këtë gjë të mrekullueshme që ndodh në momentin e lindjes. Një bebe e porsalindur ka nevojë për marrëdhënie ashtu si ne të rriturit. Personi i parë me të cilin lidhet bebi është shumë i rëndësishëm.

Bërja e kësaj lidhje sa më shpejt të jetë e mundur do ta ndihmojë atë bebe të zhvillohet si person. Sapo lind, bebja juaj është gati të lidhet me ju. Kjo është koha më e mirë për të formuar një lidhje të fortë midis jush dhe fëmijës tuaj. Ju do të vini re se gjatë orëve të para të lindjes, bebi juaj është mjaft vigjilent dhe do të shohi gjithçka.

Ai mund të fokusohet në objektet afër dhe të kërkojë rreth e rrotull për të gjetur dikë me të cilin të lidhet. Bebi juaj i porsalindur është shumë i ndjeshëm ndaj tingujve. Ai do të kthehet për të ndjekur atë që shikon dhe dëgjon. Kur ta shihni këtë ndjeshmëri të tij ju prireni që t’i flisni bebit tuaj duke përdorur një zë më të lartë se zakonisht.

Ju do të vini re gjithashtu se bebi i përgjigjet prekjes tuaj. Kur ju e prekni ose e mbani në krahë, ai do përpiqet të afrohet sa me afër jush. Kontakti lëkurë-lëkurë është shumë i rëndësishëm në procesin e lidhjes. Nëse është e mundur, mbajeni fëmijën tuaj afër trupit mbas lindjes.

Ngrohtësia e trupit dhe kontakti me lëkurën mund t’i komunikojë dashurinë që ju keni për të. Nëse për arsye të ndryshme ju ka munguar kontakti i parë pas lindjes me bebin, mos u ndjeni keq ose fajtore. Nuk është kurrë vonë për të filluar.

Gjeni kohë për të parë dhe për t’i buzëqeshur bebes tuaj;

Folini dhe këndojini ëmbël bebes

Mbajeni në krahë ose për dore sa më shumë të jetë e mundur.

Kur ju do të jepni këto sinjale bebja juaj do të marrë mesazhin që e doni shumë, kujdeseni dhe shqetësoheni për të. Ai ka nevojë për të gjitha këto në mënyrë që të zhvillohet si një qenie e plotë.

Në momentin që lindni menduat se gjithçka mbaroi. Por, sapo ktheheni me bebin nga spitali në shtëpi fillon trajnimi bazë rigoroz. Më poshtë do të gjeni 5 mënyra se si të qëndroni të balancuar kur bebi i porsalindur shkund botën tuaj.

Kuptoni që situata juaj është e përkoshme. Duket sikur të qarat, të tundurat, ushqyerja do të zgjasë për gjithmonë, por nuk është kështu. Në fund bebet flenë, kokat e gjokseve shërohen dhe energjia juaj kthehet. Por, dashuria që keni për të voglin është e përhershme.

Rivlerësoni prioritetet tuaja. Prioritetet e 6 javëve të para janë bazë. Pushoni. Hani. Pini shumë ujë. Tani nuk është momenti të këmbëngulni në një shtëpi pa njolla ose të shqetësoheni se cfarë po ndodh në punë, ndërkohë që jeni me leje lindje. Dita juaj do të fillojë dhe do të mbarojë me plotësimin e nevojave të një personi të vogël, i cili mbështetet tek ju për mbijetesën.

Hiq dorë nga nevoja për kontroll. Kur bëhet fjalë për një bebe të porsalindur, e vetmja gjë e sigurt është që nuk mund të parashikosh. Mos ki frikë të pranosh që ke nevojë për ndihmë. Ka shumë njerëz që e bëjnë me gjithë zemër pyetjen: “A mund të bëj diçka për ty?” Mos i thoni kurrë jo “dhuratave të ushqimit” ose ofertave e njerëzve për ta mbajtur bebin për ndonjë orë. Kur një mikeshë ose një gjyshe vjen për të ndihmuar, lejojeni ta bëjë. Madje dikush mund të lajë rrobat ose të bëjë fshesën me korent për ju. Hiqni dorë nga kontrolli.

Kuptoni se po formohen marrëdhënie të reja. Kur një bebe e porsalindur mbërrin në shtëpi, të gjithë në familje marrin një rol të ri. Ndërsa këto identitete të reja zhvillohen, familjet kalojnë një tranzicion. Durimi duhet me patjetër në këtë kohë ndërkohë që ti, bashkëshorti yt, prindërit tuaj përshtaten me emrin e ri. Tani ti je “një mami”. Bashkëshorti yt është “babi?” dhe ndërsa do të merrni këto role do t’ju duhet pak kohë të përshtateni.

Kujtoni se ju nuk jeni vetëm. Çdo nënë e re ndihet e pushtuar nga kërkesat e mëmësisë. Në të njëjtën kohë, gëzimi i nënës është transformues. Inkurajohuni: ju jeni bashkuar me miliarda gra që kanë përjetuar të njëjtat ndjenja si ju në fillim të udhëtimit të mëmësisë.

Referencat: Ky material është marr nga liberthi “Ti je mami më e mirë në botë” botuar nga TWR Radio Albania, TWR Shpresë për Ty dhe Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijë

Scroll to Top