“Ai ishte ndryshe!” -“Ajo ishte ndryshe!” Si të kujdesesh për martesën tënde ndërkohë që kujdesesh për bebin

Nëse jeni një prind i  ri me një bebe të vogël dhe marëdhënia juaj me partnerin ka dalë “jashtë binarëve”, ju nuk jeni të vetmit. Hulumtimet ndërkombëtare të dekadave të fundit tregojnë se dy të tretat e çifteve përjetojnë shqetësime në marëdhënie deri në tre vjet pas ardhjes në jetë të fëmijës.

Pse dy të tretat e çifteve kanë probleme në marëdhëniet e tyre? Dhe çfarë mund të mësojmë nga një e treta tjetër e çifteve në lidhje me përballimin e “stuhisë” së foshnjës së re?

Pse kanë kaq shumë probleme martesat pas lindjes së bebit?

Çiftet përmendin shumë arsye për problemet që shfaqen në marëdhëniet e tyre pas ardhjes në jetë të bebit, përfshirë:

Një kalim nga “argëtimi” në “menaxhimin e familjes”
Rënie e imunitetit
Ndarja e përgjegjësive
Nervozizmi ose armiqësia- shpesh për shkak të ndryshimeve hormonale të nënës apo dhe mungesës së gjumit
Stresi financiar përfshirë dhe mosmarrëveshjet për mënyrën e menaxhimit të parave
Mosmarrëveshjet në lidhje me stilin e prindërimit

Çfarë mund të mësojmë nga çiftet të cilët kanë një marëdhënie të mirë edhe pas lindjes së bebit?

Kërkimet e bëra zbuluan që çiftet që e kalojnë me sukses dhe pa stres ardhjen në jetë të fëmijës, kishin një tipar kryesor: miqësi të fortë, e cila i ndihmoi ato që të qëndronin të lidhur fort edhe pas uljeve dhe ngritjeve që ka kjo periudhë tranzicioni në familje.

Si e ushqejnë këto çifte miqësinë në ditët, javët muajt madje dhe vitet pas lindjes së bebit? Këto ishin pesë gjërat kryesore:

Besnikëria

Pavarësisht nëse shfaqni afeksion, keni një qëndrim falës, shprehni vlerësim apo bëni shërbime të vogla për partnerin, si një filxhan kafe, bujaria në të gjitha këto mënyra është shtyllë kryesore për të patur një marëdhënie të lumtur dhe pas lindjes së bebit.

Interesi për njëri-tjetrin

Të kujtohesh të bësh pyetje personale për partnerin, ta dëgjosh me interes dhe ndjeshmëri, kjo çon në kultivimin dhe krijimin e ndjenjave të dashurisë dhe mbështetjes.

Partneriteti

Ata ushqejnë partneritet nga:

Ndarja e përgjegjësive në mënyrë që të jetë e barabartë për të dy. Respektimi i mendimeve të partnerit kur merren vendime në lidhje me prindërimin dhe jo vetëm. Nxitja e një qëndrimi për t’i përballuar bashkë sfidat.

Një qasje e butë ndaj konfliktit

Kur lind një konflikt, ata presin që partneri të qetësohet në mënyrë që ta diskutojnë më pas atë. Janë të gatshëm për të dëgjuar kënvështrimet e njëri-tjetrit dhe për të gjetur më pas një zgjidhje që është e kënaqshme për të dy.

Inimiteti (afërsia)

Duhet të pranojmë që edhe kur gratë duan që të kenë marëdhënie seksuale pas lindjes, mund të jetë e vështirë për prindërit të kenë intimitet sepse janë të rraskapitur, duke pritur që fëmija mund të zgjohet në çdo sekondë etj. Të paturit e intimitetit një përparësi, duke u munduar të krijojnë romancë ose lidhje fizike, kjo është një shenjë dalluese e marëdhënieve që mbesin të forta edhe pas lindjes së bebit.

Çelësi kryesor është që gjatë këyre ditëve të ngarkuara me fëmijën, edhe veprime të vogla, por të qëllimshme të lidhjes në një marëdhënie kanë një ndikim të madh. Nëse martësa juaj është në krizë pavarësisht se ju mundoheni ta rregulloni atë, një terapist martese mund t’ju ndihmojë. Ju mund të gjeni një terapist për marëdhëniet në çift që të ketë njohuri të mira në lidhje me sfidat që lindin në marëdhënie si pasojë e prindërimit.

Referencat:

Ky artikull eshte perkthyer dhe shqiperuar nga BabySpark.com- I cili gezon te drejtat intelektuale dhe te autoresise se ketij artikulli.

Scroll to Top